Bota

ME PAMJE- Përplasja për djalin e El Chapos në Culiacán la pas 29 të vdekur, 35 policë të plagosur. Karteli merr goditjen e fortë

Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (Sedena), Luis Cresencio Sandoval gjatë konferencës së mëngjesit të Presidentit Andrés Manuel López Obrador, ku ka rrëfyer ditën e djeshme në Culiacán, Sinaloa dhe vende të tjera pranë ka pasur përplsaje me armë zjarri pas kapjes së djalit të Joaquín El Chapo Guzmán.

6 Janar 2023, 19:52 Nga k.m.
ME PAMJE- Përplasja për djalin e El Chapos në Culiacán la
Ovidio Guzmán

MEKSIKË- Kapja e Ovidio Guzmán, "El Ratón", një nga drejtuesit kryesorë të kartelit Sinaloa, la një bilanc prej 29 të vdekur, 35 të plagosur dhe 21 të arrestuar. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (Sedena), Luis Cresencio Sandoval gjatë konferencës së mëngjesit të Presidentit Andrés Manuel López Obrador, ku ka rrëfyer ditën e djeshme në Culiacán, Sinaloa dhe vende të tjera pranë ka pasur përplsaje me armë zjarri pas kapjes së djalit të Joaquín El Chapo Guzmán.

Ai theksoi se deri më tani nuk ka pasur viktima civile përkundër veprimeve që anëtarët e organizatës kriminale që bllokuan rrugët dhe u vunë flakën makinave. 

“Dhjetë ushtarë, duke theksuar vlerat e tyre si ushtarë të atdheut, fatkeqësisht humbën jetën në krye të detyrës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe popullit sinaloas. Shteti Meksikan do të ofrojë të gjithë mbështetjen për të vdekurit”.

ME PAMJE- Përplasja për djalin e El Chapos në Culiacán la

35 të plagosurit nga armët e zjarrit, shtoi ai, janë ushtarë, të cilët marrin kujdes mjekësor në spitale të ndryshme. Babai i tij, Joaquín “El Chapo” Guzmán, aktualisht është burgosur në SHBA ku po vuan dënim të përjetshëm pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash. Në dhjetor, SHBA vendosi një shpërblim deri në 5 milionë dollarë (4.2 milion £) për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e tij, si dhe atë të tre vëllezërve të tij që gjithashtu mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup. Operacioni, i cili filloi në agim në Culiacán, në shtetin Sinaloa, në veri-perëndim të Meksikës, shkaktoi një valë dhune nga anëtarët e armatosur të kartelit.

arrestohet ovidio guzmán lópez ovidio guzmán lópez

Sondazh

Poll