Bota

'Sqarim....'/ Policia e Kosovës del me njoftim të dytë: I plagosuri nuk është 31-vjeç por 21!

Policia, sqaron se njëri nga të plagosurit ka moshë 21-vjeçare dhe jo 31-vjeçare, siç ishte raportuar fillimisht.

6 Janar 2023, 20:20 Nga A.B
'Sqarim....'/ Policia e Kosovës del me njoftim të dytë:
Policia ne rruge

KOSOVË- Policia e Kosovës gaboi fillimisht me moshën e një prej personave që u plagos në Komunën e Shtërpcës. Ata kanë dalë sërish me një njoftim tjetër, për të saktësuar moshat.

Policia, sqaron se njëri nga të plagosurit ka moshë 21-vjeçare dhe jo 31-vjeçare, siç ishte raportuar fillimisht, dhe tjetri ka moshë minore, pra 11-vjeçare.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë. Sqarim për media. Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar,  ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar. Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll