Bota

Plagosja e dy të rinjve, rriten TENSIONET, serbët bllokojnë rrugën Prevallë-Shtërpcë, kërkojnë prani të madhe të KFOR-it

Rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes

6 Janar 2023, 20:17 Nga A.B
Plagosja e dy të rinjve, rriten TENSIONET, serbët bllokojnë
Rruga e bllokuar

KOSOVË- Pas plagosjes së dy të rinjve në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, serbët kanë bllokuar rrugën Prevallë-Shtërpcë. 

Banorët serbë që po protestojnë kërkojnë prani më të madhe të KFOR-it, për siguri në mënyrë që sulme të tilla të mos përsëriten.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas rastit të plagosjes së një 11 vjeçarit dhe një 21 vjeçarit të komunitetit serb, rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Prokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë se kryetari i Shtërpcës dhe Policia e Kosovës janë duke negociuar me serbët lokal për t‘i liruar rrugët për shkaqe sigurie.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll