Bota

Plagosja e dy serbëve në Kosovë, Varhelji: Jam i tronditur, s'ka justifikim për dhunë

Varhelji pret një hetim të plotë nga autoritetet.

6 Janar 2023, 19:59 Nga A.B
Plagosja e dy serbëve në Kosovë, Varhelji: Jam i tronditur,
Oliver Varhelji

BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelji, ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpce. Përmes një postimi të bërë në 'Twitter', ai thotë se pret një hetim të plotë nga autoritetet.

'Jam i tronditur nga sulmi ndaj dy fëmijëve në Shtërpac. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë'- nënvizoi Varhelji teksa u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Cfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

oliver varhelji plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll