Bota

Ngjarja në Shtërpcë, Njësia Speciale arrin në stacionin policor të Ferizajt (PAMJET)

Në stacionin policor të Ferizajt tashmë kanë arritur autoblindat e Njësisë Speciale.

6 Janar 2023, 20:31 Nga A.B
Ngjarja në Shtërpcë, Njësia Speciale arrin në stacionin
Policia

KOSOVË- Njësia Speciale është nisur drejt Shtërpcës, pas plagosjes së dy serbëve. Media 'Indeksonline' raporton se në stacionin policor të Ferizajt tashmë kanë arritur autoblindat e Njësisë Speciale.

Deri më tani, policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë drejt viktimave, gjatë kohës sa po ngiste automjetin.

Çfarë ndodhi sot?

Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

plagosen dy serbet ne kosove

Sondazh

Poll