Aktualitet

I arrestuar për mashtrim, biznesmeni Rrapo Baduni është vjehrri i polices Ina Nuka, dëshmia: Kam punuar me ndershmëri

7 Shtator 2019, 15:50 Nga DOSJA
I arrestuar për mashtrim, biznesmeni Rrapo Baduni është vjehrri i

TIRANË– Biznesmeni Rrapo Baduni, i arrestuar si i përfshirë në skemën e evazionit fiskal prej 4 mln eurosh ka dalë sot para gjykatës bashkë me 15 të tjerë. Mësohet se  Baduni ka një djalë që punon pranë repartit Shqiponja, i cili është njëkohësisht edhe burri i polices Ina Nuka që u dëmtua gjatë protestave të opozitës.

Biznesmeni, pronari i kompanisë “Bani/s” ka kërkuar lirinë para gjykatës pasi është shprehur se ka punuar gjithë jetën me ndershmëri.

“Më lironi, dua të bashkëpunoj. Unë kam punuar gjithë jetën me ndershmëri,”– mësohet të ketë thënë Baduni.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që shtatë prej biznesmenëve të arrestuar të lirohen për arsye shëndetësore.

Imeraj kërkoi që nga ‘burg pa afat’ biznesmenët Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, P. B, Astrit Lalën, Rabi Kurtin të liheshin në 20 ditë burg. Ndërsa për Shpresa Joanidhin kërkoi arrest shtëpie. Për tetë të tjerët vlen sërish masa fillestare e kërkuar “burg pa afat”.

15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit “Informaliteti”. Sipas policisë dëmi i shkaktuar nga biznesmenët shkon deri në 4 milionë euro. Fillimisht Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 biznesmenët, ndërsa për Shkëlqim Prodanin “arrest shtëpie”. Sot u arrestua edhe biznesmeni i 16-ë, Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 mln euro mashtrim arrestohen biznesmenet ne tirane rrapo baduni skema e mashtrimit me tvsh-në 4 mln euro mashtrim arrestohen biznesmenet ne tirane rrapo baduni skema e mashtrimit me tvsh-në

Sondazh

Poll