Aktualitet

Skema mashtruese me TVSH-në, arrestohet një tjetër biznesmen (EMRI)

7 Shtator 2019, 12:24 Nga DOSJA
Skema mashtruese me TVSH-në, arrestohet një tjetër biznesmen

TIRANË– Teksa në Gjykatën e Krimeve ka nisur seanca për 15 biznesmenët e arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH-së, për t’ju shmangur detyrimeve, një tjetër biznesmen ka rënë në pranga.

Bëhet fjalë për Drilon Baretin, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Informaliteti”.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Bareti ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Njoftimi plotë i policisë:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”.

Shkon në 16 numri i administratorëve të shoqërive dhe kompanive të ndryshme, të arrestuar.

Arrestohet një tjetër administrator i një subjekti privat për “Krijim të  skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

Në vijim të operacionit policor  të koduar “Informaliteti”, në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administrator në kompani dhe shoqëri biznesi, gjatë paradites së sotme  nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  u ndalua një tjetër administrator i një subjekti privat  i shpallur në kërkim policor konkretisht shtetasi : – D. B.,31 vjeç banues në Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë,  në  ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

Dy ditë më parë Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion të gjerë, ku kanë rënë në pranga disa biznesmenë. Sipas Policisë, ata ishin përfshirë në një skemë mashtrimi dhe anti-informaliteti me anë të TVSH-së. Bëhet me dije se dëmi i shkaktuar është rreth 4 milionë milionë euro.

Më poshtë keni edhe dosjen hetimore në lidhje me biznesmenët e arrestuar dhe kompanitë ku u gjetën shkeljet.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen biznesmenet ne tirane drilon baretin mashtrimi me tvsh arrestohen biznesmenet ne tirane drilon baretin mashtrimi me tvsh

Sondazh

Poll