Aktualitet

“Pse i ke veshur me qese”, Rrugorja ‘zbor’ shoferëve me xhama të zinj, procedon 97 persona (Video)

7 Shtator 2019, 14:21 Nga DOSJA
“Pse i ke veshur me qese”, Rrugorja ‘zbor’

TIRANË– Janë proceduar 97 drejtues mjetesh pasi janë pikasur me xhama të errët ose të veshur veshur me qese të zeza në automjetet e tyre. Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se është nisur një operacion masiv për të proceduar apo gjobitur të gjithë ata drejtues mjetesh që mbajnë xhama të zinj apo i veshin ato me qese.

Xhamat e errët të makinave nuk do të lejohen më pasi janë një burim aksidentesh dhe janë gjithashtu objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik. Në video ne publikuar nga polciia shihet se si çdo shofer paralajmërtuar për xhamat e errët të automjeteve.

“Pse i ke veshur me qese,”- dëgjohet teksa i thotë një prej efektivëvve drejtuesit të mjetit, teka i kontrollon dokumentet gjithashtu.

Njoftim i policisë Tiranë

Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i policise rrugore makina me xhama te xzinj ndalohen xhamat e zinj aksioni i policise rrugore makina me xhama te xzinj ndalohen xhamat e zinj

Sondazh

Poll