Aktualitet

Jahti i braktisur në Shëngjin/ Zbulohet emri i biznesmenit turk që e kishte në pronësi, dyshimet e para

7 Shtator 2019, 12:52 Nga DOSJA
Jahti i braktisur në Shëngjin/ Zbulohet emri i biznesmenit turk

LEZHË- Detaje të reja kanë dalë lidhur me braktisjen e jahtit luksoz në portin e Durrësit, i cili ankorua në portin e Shëngjinit nga Policia.

Duke iu referuar dokumentacionit të rregullt dhe një pasaporte që u gjet brenda në jaht, rezulton se jahti i përket shtetasit turk të identifikuar si, Sevgin Yavuz, 53 vjeç.

Mësohet se 53-vjeçari është biznesmen i famshëm në Turqi, i cili ka ardhur për pushime në bregdetin shqiptar.

Biznesmeni më parë ka qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit. Sipas dëshmisë së rojes së portit të Shëngjinit, Nikoll Doda, peshkarexhat e kanë parë jahtin luksoz me motor të ndezur në det të hapur. Ai dyshon se jahti është braktisur, pasi pronari mund të jetë mbytur ose vrarë. Por kjo çështje është ende në hetim.

Pasditen e djeshme, një jaht luksoz u gjet në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Jahti, në pronësi të dy turqve. Njëri prej tyre mësohet se është biznesmeni turk, Sevgin Yavuz, 53 vjeç. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni turk jahti i braktisur ne shengjin sevgin yavuz biznesmeni turk jahti i braktisur ne shengjin sevgin yavuz

Sondazh

Poll