Aktualitet

“Më vjen turp të shkoj në shtëpi”, biznesmeni Bejko lutet në Gjykatë: Do bashkëpunoj me ju, më lironi

7 Shtator 2019, 14:52 Nga DOSJA
“Më vjen turp të shkoj në shtëpi”, biznesmeni

TIRANË– Një nga bisnezmenët e arrestuar si pjesë e skemës së mashtrimit prej 4 mln eurosh ka kërkuar lirinë. Ardian Bejko, pronar i kompania “Babeko Trans” ka dalë sot para gjyatës bashkë me 14 biznesmenët e tjerë që gjithashtu u vunë në pranga për të njëjtën arsye.

Teksa pret t’i caktohet masa, Bejko ka kërkuar lirinë. Ai është shprehur se i vjen turp të shkojë në shtëpi dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbuluar se kush fshihet pas kësaj skeme.

“Kërkoj lirimin tim nga qelia. Do bashkëpunoj me ju vetëm më lironi. Bashkë do ta gjejmë se kush fshihet pas kësaj skeme mashtrimi. Po punoj të ushqej familjen, por më vjen turp të shkoj në shtëpi,”- mësohet të jetë shprehur Bejko.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që shtatë prej biznesmenëve të arrestuar të lirohen për arsye shëndetësore.

Imeraj kërkoi që nga ‘burg pa afat’ biznesmenët Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, P. B, Astrit Lalën, Rabi Kurtin të liheshin në 20 ditë burg. Ndërsa për Shpresa Joanidhin kërkoi arrest shtëpie. Për tetë të tjerët vlen sërish masa fillestare e kërkuar “burg pa afat”.

15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit “Informaliteti”. Sipas policisë dëmi i shkaktuar nga biznesmenët shkon deri në 4 milionë euro. Fillimisht Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 biznesmenët, ndërsa për Shkëlqim Prodanin “arrest shtëpie”. Sot u arrestua edhe biznesmeni i 16-ë, Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 mln euro mashtrim ardian bejko arrestohen biznesmenet ne tirane skema e mashtrimit me tvsh-në 4 mln euro mashtrim ardian bejko arrestohen biznesmenet ne tirane skema e mashtrimit me tvsh-në

Sondazh

Poll