Aktualitet

Punëtori humbi jetën në kantier/ Konfederata e Sindikatave kërkon arrestimin e pronarit: Ngjarja u manipulua

7 Shtator 2019, 14:03 Nga DOSJA
Punëtori humbi jetën në kantier/ Konfederata e Sindikatave

TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku një punëtor u gjet i pajetë, ka reaguar dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Në njoftimin e bërë publik Konfederata i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës me iniciale J.M., teksa ngre akuzat se kemi të bëjmë me manipulim të ngjarjes.

Sindikata kërkon arrestimin e pronarit të kantierit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Deklarata e plotë e Sindikatës:

Siguria ne pune merr nje tjeter jete, u tentua manipulimi I ngjarjes.

Edhe 100 puntore te punojne ne objekte te tilla ,fatkeqesisht do kene perfundim tragjik.

Mungesa e kushteve te sigurise teknike ne pune kete te shtune ka shkaktuar tragjedine e radhes. Pavarsisht dyshimeve apo manipulimeve objeti ,kantjer ndertimi eshte nje grehine e vertete..Nje zgafelle ndertimi ne qender te Tiranes..anash bulevardit te ri me te cilin te gjithe mburremi,por para tij te gjithe i mbyllin syte.
Nje punetor ndertimi 66 vjecari me iniciale J.M dyshohet se eshte rrezuar nga nje lartesi e konsiderueshme dhe ka gjetur vdekjen ne nje objekt ne rrugen 5 maji ne Tirane.
Konfederata e Sindikatave te Shqiperise I shpreh ngushellimet familjes viktimes dhe kerkon te zbardhen rrethanat e ngjarjes. Shkaktaret qe lejojne kantjere katraure ,qe marrin jete punyoresh , ne qender te Tiranes,duhet te perfundojne prapa hekurave. Inspektoriati I Punes eshte kthyer ne mbledhes statistikash dhe ka humbur misionin e tij parandalues.

Me tragjik kete ngjarje e ben fakti se ka pasur perpjekje per fshehjen e saj. Policia dhe prokuroria te prangosin pronarin e kantierit. Skllaverimi I punetoreve minon procesin integrues.

Një punëtor ndërtimi u gjet i pajetë ditën e sotme në zonën e Medresesë, në Tiranë. Policia njoftoi me 4 orë vonesë vdekjen e punëtorit 66-vjeçar. Sipas policisë punëtori dyshohet se ka humbur ekuilibrin e për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet një viktimë në tiranë humb jeten punetori ne tirane konfederata e sindikatave të pavarura gjendet një viktimë në tiranë humb jeten punetori ne tirane konfederata e sindikatave të pavarura

Sondazh

Poll