Aktualitet

Mund të jetë vrarë, çfarë i ka ndodhur biznesmenit turk që braktisi jahtin luksoz në ujërat shqiptare

7 Shtator 2019, 13:38 Nga DOSJA
Mund të jetë vrarë, çfarë i ka ndodhur biznesmenit

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me biznesmenin turk, Sevgin Yavuz, jahti i të cilit u gjet i braktisur ditën e sotme në ujërat shqiptare.

Mësohet se Yavuz mund të jetë vrarë ose mbytur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që jahti luksoz u braktis me motor të ndezur në det të hapur. Gjithsesi hetimet për këtë çështje vijojnë ende.

53-vjeçari është një biznesmen mjaft i famshëm në Turqi dhe së fundmi kishte ardhur për pushime në bregdetin shqiptar. Më parë ai kishte qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit.

Jahti luksoz u gjet i braktisur një ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jahti i braktisur ne shengjin sevgin yavuz jahti i braktisur ne shengjin sevgin yavuz

Sondazh

Poll