Aktualitet

Vdekja e punëtorit të ndërtimit, Policia njofton me 4 orë me vonesë, mister rrethanat e ngjarjes

7 Shtator 2019, 12:24 Nga DOSJA
Vdekja e punëtorit të ndërtimit, Policia njofton me 4 orë me

Tiranë- Mëngjesin e sotëm, në orën 09:00 në rrugën “5 Maji” në Tiranë, është gjetur i pajetë 66-vjeçari me iniciale J.M. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 66-vjeçari ishte një punëtor i kantierit të ndërtimit ku ndodhi ngjarja.

Në njoftimin e policisë ngelen ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, pasi nuk jepet asnjë informacion se ku ka ndodhur saktësisht ngjarja e rëndë dhe kronologjia e saj. Ende mbetet mister firma e ndërtimit në të cilën u gjet i pajetë i moshuari apo edhe kushtet e sigurisë së punës të punëtorit.

“Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe për pasojë është dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.”, thotë policia.

Theksojmë se policia njoftoi për ngjarjen me 4 orë vonesë, pasi ishte publikuar lajmi në media.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet një viktimë në tiranë humb jetën punëtori i ndërtimit gjendet një viktimë në tiranë humb jetën punëtori i ndërtimit

Sondazh

Poll