Aktualitet

“Janë të sëmurë”, Prokuroria ndryshon mendje për 7 biznesmenët e arrestuar për 4 mln euro mashtrim

7 Shtator 2019, 14:34 Nga DOSJA
“Janë të sëmurë”, Prokuroria ndryshon mendje

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka ndërruar mendje për disa nga biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal prej 4 mln eurosh. Drejtuesja e organit të akuzës së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka kërkuar që shtatë prej biznesmenëve të arrestuar të lirohen për arsye shëndetësore.

Imeraj kërkoi qe nga ‘burg pa afat’ biznesmenët Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, Paqsor Buzin, Astrit Lalën, Rabi Kurtin të liheshin në 20 ditë burg. Ndërsa për Shpresa Joanidhin kërkoi arrest shtëpie.

Për tetë të tjerët vlen sërish masa fillestare e kërkuar “burg pa afat”.

15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit “Informaliteti”. Sipas policisë dëmi i shkaktuar nga biznesmenët shkon deri në 4 milionë euro. Fillimisht Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 biznesmenët, ndërsa për Shkëlqim Prodanin “arrest shtëpie”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 mln euro mashtrim arrestohen biznesmenet ne tirane 4 mln euro mashtrim arrestohen biznesmenet ne tirane

Sondazh

Poll