Aktualitet

AKU me “dorë të hekurt”, bllokon dhjetëra kg mish të pasigurt, gjobit me 1.1 milionë lekë 3 subjekte në Korçë

7 Shtator 2019, 13:04 Nga DOSJA
AKU me “dorë të hekurt”, bllokon dhjetëra kg mish

KORÇË- Dhjetëra kilogram mish i pasigurt janë bllokuar ditën e sotme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU bën me dije se ka gjobitur me 1.1 milionë lekë 3 subjekte në Korçë, ku në dy prej tyre ka ndërprerë aktivitetin.

Njoftimi i plotë i AKU

AKU BLLOKON ME DHJETRA KG MISH TË PASIGURT, GJOBIT ME 1.1 MILION LEKË 3 SUBJEKTE DHE IU NDËRPRET AKTIVITETIN 2 PREJ TYRE: NJËSI TREGTIMI, KAMPING DHE PICERI ME KUSHTE TË PAPËRSHTATSHME HIGJENO-SANITARE

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë ushtroi kontrolle në 3 subjekte, me aktivitet “Njësi tregtimi”, “Kamping” dhe “Piceri”, nga ku u konstatua: kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri), si dhe therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 5 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 1.1 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte, si dhe “Bllokim i produktit” për 147 kg produkte të pasigurta për konsum.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku aku bllokon mish te pasigurte gjoba e aku-se korce aku aku bllokon mish te pasigurte gjoba e aku-se korce

Sondazh

Poll