Aktualitet

Tiranë/ Vdes punëtori pasi bie nga skela, Policia njofton me 4 orë vonesë, zhduket kompania “Myderizi” (Foto)

7 Shtator 2019, 11:20 Nga DOSJA
Tiranë/ Vdes punëtori pasi bie nga skela, Policia njofton me 4

TIRANE- Një tjetër aksident i rëndë në punë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, rreth orës 08:30, ku në zonën e “Medresesë”, në rrugën “5 maji”, ka humbur jetën një 66-vjeçar, punonjës ndërtimi në kompaninë “Myderizi”.

Ai është rrëzuar nga skela dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e zonës, që kanë njoftuar të alarmuar policinë e Shtetit.

Policia, ngjarjen e ka raportuar me 4 orë vonesë duke mos sqaruar atë që ka ndodhur me punëtorin e ndërtimit. Policia e Shtetit, thotë se 66-vjeçari dyshohet ka humbur ekulibrin, dhe as nuk e ka përmendur se ai ka rënë nga skela, dhe për pasojë është dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.

Në njoftimin e policisë ngelen ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, pasi nuk jepet asnjë informacion se ku ka ndodhur saktësisht ngjarja e rëndë. Po kështu nuk sqarojnë se nga çfarë vendi ka rënë punëtori i kantierit.

E ndërsa kompania “Myderizi”, me aksioner Adrian Myderizin, ka ‘humbur’ duke mos dhënë asnjë sqarim për çështjen. Punëtori i ndërtimit ka rënë nga skela gjatë orarit ku po punonte për këtë kompani dhe pas asnjë lloj mase mbrojtëse.

Dosja.al kontaktoi në numrin zyrtar të kësaj kompanie, i cili rezulton i padisponueshëm.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Sindikata kërkon arrestimin e pronarit të kantierit, teksa ngre akuzat se kemi të bëjmë me manipulim të ngjarjes.

Kjo është e disata ngjarje e rëndë që ndodh në Tiranë me vdekjet në punë. Tri javë më parë humbën jetën dy punëtorë pasi ranë nga skela prapa stadiumit “Arena Kombëtare”, ndërkohë që një Indrit Celaj, një teknik kondicioneri gjeti vdekjen në punë, pasi dyshohet se u vra nga dy djemtë e pronarit të vilës ku po punonte.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adrian myderizi gjendet një viktimë në tiranë humb jetën punëtori i ndërtimit adrian myderizi gjendet një viktimë në tiranë humb jetën punëtori i ndërtimit

Sondazh

Poll