Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët Radhima në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, zjarrfikëset në vendngjarje (VD)

7 Shtator 2019, 11:17 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët Radhima në Vlorë, dyshohet për

Vlorë- Zjarret shkrumbojnë Radhimën. Ditën e sotme një vatër zjarri ka rënë rreth orës 12.00 në Rradhimë të Vlorës.Rreth orës 12:05 minuta është lajmëruar zjarrfikësja, e cila është në gatishmëri në Orikum dhe ka ndërhyrë për të shuar flakët, rreth orës 12:10.

Zjarrfikësja e Orikumit ka mbërritur në vend, teksa është munduar të shuajë flakët.Vatra e zjarrit ka qenë tepër e madhe, pasi rrezikoheshin disa shtëpi të zonës përreth.

Për këtë arsye është lajmëruar menjëherë zjarrfikësja e Vlorës, e cila ka mbërritur tek vatra e zjarrit rreth orës 12:25.Të dyja forcat zjarrefikëse, ajo e Vlorës edhe e Orikimit, kanë mundur ti shuajnë flaket rretth ores  12:40 Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.

J.V, A.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në radhimë zjarr ne vlore zjarr në radhimë zjarr ne vlore

Sondazh

Poll