Politike

Policia 'blindon' Tiranën me 6 dhjetor, Berisha: Jemi kudo zotër në zona të tjera

Berisha deklaron se nëse policia është porositur që të përballet me opozitën, e ka gabim. 

4 Dhjetor 2022, 11:30 Nga A.B
Policia 'blindon' Tiranën me 6 dhjetor, Berisha: Jemi kudo
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se protesta e opozitës do të zhvillohet pavarësisht masave që ka marrë policia e shtetit. Pasi votoi në procesin e primareve, Berisha thekson se rrugët ku do të protestojnë nuk do bllokohen. Më tej, ai shton se nëse policia është porositur që të përballet me opozitën, e ka gabim. 

“Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës se ku mblidhen që ne nuk kemi ndërmend, jemi më të interesuar për sigurinë e lidershipit europian, ne jemi kudo zotër të qytetit në zona të tjera, mjerë Rama dhe Cuci, demokratët protestojnë në qytet në shesh, por e dinë mirë që burimi i të zezave është në Surrel. Aty burojnë të zezat e kësaj vendi. Policia nëse është e porositur që do të përballet me opozitën e ka gabim, opozita nuk ka betejë që nuk fiton”, tha Berisha.

sali berisha primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll