Politike

Kush janë 9 kandidatët e tërhequr nga gara e Primareve

9 kandidatë janë tërhequr nga gara për Primare, kjo pasi disa prej tyre kanë hedhur akuza për garë të pabarabartë që është favorizuar nga "lart" por në asnjë moment nuk kanë përmendur me emra se për kë zyrtar të lartë bëhej fjalë.

4 Dhjetor 2022, 10:37 Nga k.m.
Kush janë 9 kandidatët e tërhequr nga gara e Primareve
Foto ilustruese

TIRANË- Sot, Partia Demokratike është e gjitha e angazhuar për të nxjerrë kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme lokale më 14 maj të vitit 2023, por fillimisht duhet që të përballen me kolegët e tyre në çdo bashki. Megjithatë procesi nuk ka shkuar "vaj". 9 kandidatë janë tërhequr nga gara për Primare, kjo pasi disa prej tyre kanë hedhur akuza për garë të pabarabartë që është favorizuar nga "lart" por në asnjë moment nuk kanë përmendur me emra se për kë zyrtar të lartë bëhej fjalë. Nga dy garues janë larguar në Krujë, Kuçovë dhe në Belsh. 

Kandidatët e dorëhequr nga PRIMARET 

Tropojë
Feride Rrahmana

Lushnje
Erjon Iljazi

Belsh
Dritan Cani dhe Kodhel Çala

Devoll
Arben Miza

Krujë
Denis Hidri dhe Ilir Ndreu

Kuçovë

Myslim Haxhiu dhe Brikena Koroveshi

Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Procesi i votimit do të mbyllet në orën 18:00, por nëse ka radhë, procesi do vazhdojë.

primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll