Politike

Tërheqjet nga gara dhe akuzat për Primaret, Berisha i vendosur: Asgjë nuk e errëson procesin!

Berisha u shpreh se ka pasur pjesmarrje masive në këtë proces. Më tej, ai shtoi se largimet nga procesi tregojnë se ka liri brenda partisë.

4 Dhjetor 2022, 11:23 Nga A.B
Tërheqjet nga gara dhe akuzat për Primaret, Berisha i vendosur:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për Primaret e PD-së. Pasi hodhi votën e tij, Berisha u shpreh se ka pasur pjesmarrje masive në këtë proces. Më tej, ai shtoi se largimet tregojnë se ka liri brenda partisë. I pyetur për akuzat që janë hedhur në lidhje me procesin, Berisha tha se asgjë nuk mund ta errësojë procesin e Primareve. 

Tërheqje nga gara... Berisha: Ka pjesmarrje masive, primaret kanë funksionuar në bazën e vetëdeklarimit, në përputhje me kriteret. Të gjitha këto janë shprehje e lirisë që ekziston brenda PD.

Akuza për procesin... Berisha: E keni gabim, ka lista. Lista e atyre që do votojnë do publikohet, deri mbrëmë ka pasur ankesa, sot po votojnë në të gjithë Shqipërinë, anëtarët e PD-së për qytetarët e parë. Nuk mund të them se është proces i përsosur por asgjë nuk mund të errësojë mesazhin e fortë, për nderimin e PD-së.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

sali berisha

Sondazh

Poll