Politike

6 dhjetori në Tiranë, Vuçiç premtoi se nuk do merrte pjesë, Rama e kundërshton: Serbia do të jetë në Samit, s'ka rrugë tjetër

Edi Rama u shpreh se në të kundërt do të ishte një katastrofë për Serbinë.

4 Dhjetor 2022, 11:24 Nga k.m.
6 dhjetori në Tiranë, Vuçiç premtoi se nuk do merrte
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë bashkëbisedimit me gazetarët dhe qytetarët këtë të dielë se Serbia nuk ka rrugë tjetër përveçse të vijë në Samitin e 6 dhjetor. Në një prononcim për mediat, në fjalën e tij, Rama u shpreh se në të kundërt do të ishte një katastrofë për Serbinë.

Pyetje: një koment për refuzimin e Serbisë, ky qëndrim i Serbisë a e ndikon në marrëdhëniet tuaja me Vuçiç dhe nismën për Ballkanin e Hapur?

Rama: Nuk emocionohem nga asnjëlloj deklaratat që bëjnë politikanët për qëllime të politikës së brendshme. Serbia do të jetë në Samit. Serbia do jetë në samit dhe presidenti i serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, jua them me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë natyrisht

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll