Politike

S'ka garë në disa Bashki/ Berisha: Në Malësinë e Madhe kishte probleme, 3 degë janë në koalicion me aleatët

Berisha pranoi se në Malësinë e Madhe ka pasur disa probleme ndaj është shtyrë gara.

4 Dhjetor 2022, 11:17 Nga A.B
S'ka garë në disa Bashki/ Berisha: Në Malësinë e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se përse nuk po zhvillohet gara e Primareve në disa Bashki. Kreu i PD-së, pranoi se në Malësinë e Madhe ka pasur disa probleme ndaj nuk është zhvilluar, mirëpo shtoi se tre bashki të tjera janë në koalicion me aleatët.

'Ju garantoj një gjë, kryesia e PD dhe kryetari i saj, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk kanë ndikuar te asnjë kandidat që ka paraqitur kërkesën që ai të tërhiqet nga gara. Kjo është absolute. Ka një garë që nuk po zhvillohet, por do zhvillohet në të ardhmen. Por ajo nuk e errëson madhështinë e këtij procesi. Janë tre degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe, që janë në diskutim për koalicion me aleatët. Ky është realiteti. Në Malësinë e Madhe kishte kandidatë, por kishte disa probleme për të cilat është shtyrë gara.'- tha Berisha. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

sali berisha primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll