Politike

Primaret në PD, Berisha hedh votën, kryedemokrati: Ditë e madhe, burim drite për demokracinë shqiptare

Berisha u shpreh se dita e sotme është burim drite për demokracinë shqiptare. 

4 Dhjetor 2022, 11:11 Nga A.B
Primaret në PD, Berisha hedh votën, kryedemokrati: Ditë e madhe,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi votën e tij në procesin e Primareve. Për gazetarët ai u shpreh se dita e sotme është burim drite për demokracinë shqiptare. 

'Sot është një ditë e madhe për PD, është një burim drite për demokracinë shqiptare. Ditë në të cilën dhjetra mijëra anëtarë të PD votojnë për qytetarin e parë të Bashkisë së tyre.Ky është një zhvillim i rëndësishëm, vecanërisht rëndësia e tij bëhet e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi të gjitha mekanizmat e plackitjes së saj, armik që përzuri votën nga partia e tij dhe shndërroi PS, e riktheu në origjinë, parti pa votë, parti e 1-shit, e mafias, e terrorizmit dhe e gjithë negativitetit që mund të ketë një komunitet që vepron si klub mafioz. Rama është i vetmi ne Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij.'- tha Berisha. 

sali berisha primaret ne pd 4 dhjetor 2022 primaret ne pd

Sondazh

Poll