Politike

Rama flet për herë të parë për skandalin e call centre: Vëllai im pre e shpatave të politikës, s'ka mbrojtje ndaj Amant Josifit, po e kërkon Policia

Edi Rama ka komentuar për herë të parë akuzat ndaj të vëllait, Olsi Ramës, duke e marrë në mbojtje se nuk ka lidhje me asnjë dhe se e gjitha është një lojë politikë.

4 Dhjetor 2022, 11:21 Nga k.m.
Rama flet për herë të parë për skandalin e call centre:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë skandalin e mashtrimit me "Call Centre". Në një prononcim për mediat, Rama ka komentuar për herë të parë akuzat ndaj të vëllait, Olsi Ramës, duke e marrë në mbojtje se nuk ka lidhje me asnjë dhe se e gjitha është një lojë politikë. Ndërsa Amant Josifin e "dorëzoi" duke u shprehur se edhe pse ka qenë zyrtar i qeverisë, nuk është marrë në mbrojtje ashtu siç pretendohet por është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Autoritetet spanjolle po hetojnë një skemë mashtrimi, në krye është identifikuar një ish-zyrtar i qeverisë, sipas mediave spanjolle ai ka pasur mbrojtje shtetërore?

Rama: Qeveria jonë nuk i bëhet mburojë askujt. Këto një ish zyrtar janë pa asnjë vlerë. E para ky ish zyrtar është në kërkim nga drejtësia dhe ky është një proces për kujtesë që nuk është bërë nga organet spanjolle, por në bashkëpunim të ngushtë me organet tonë ligjzbatuese. Kam parasysh Policinë e Shtetit që është nën ombrellën e ekzekutivit, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë lloj pengese dhe ndikimi për të mos vepruar. Përsa i përket sjelljes në valle të emrit të tim vëllai, është pjesë e valles së shpatave që zhvillohet në mexhelisin politik. E them me bindje edhe pse vëllai im është adult. Nuk ka asnjë lloj baze. Nëse personazhi do të kishte mburojë shtetërore, nuk do ishte në kërkim.

Policia spanjolle që prej muajsh gjendej në vendin tonë kishte kërkuar arrestimin e dy personave dhe madje edhe ekstradimin e tyre drejt Spanjës, pasi ata kishin lëshuar një mori urdhër-arrestesh, mes tyre edhe emrin e personit që ata e konsiderojnë si kokën e këtij grupi. Por Josifi duket se nuk ndodhet gjëkundi. Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Prej e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.

edi rama rama 4 dhjetor 2022 amant josifi

Sondazh

Poll