Politike

Garon në Primaret e PD, Këlliçi: Çdo votë të bëhet transparente

Këlliçi është shprehur se procesi po ecën shumë mirë e se po e dërgon partinë në nivel tjetër.

4 Dhjetor 2022, 10:49 Nga A.B
Garon në Primaret e PD, Këlliçi: Çdo votë të
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati në garë për Primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka votuar mëngjesin e sotëm. Për gazetarët, ai është shprehur se procesi po ecën shumë mirë e se po e dërgon partinë në nivel tjetër. Ndër të tjera, ai kërkon që çdo votë të bëhet transparente, në mënyrë që të mos ketë asnjë keqkuptim. 

'Sot është një proces që con më lart PD. Suksese të gjithë, beteja jonë është data 14 maj, data e cila cdo qytetar shqiptar duhet të shohi të vërtetën. Ka ardhur momenti që të gjithë të hedhin vëmendjen te qytetarët.  Përgjigjia është që të shihet vota, çdo votë të bëhet transparente. '- u shpreh Këlliçi.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

belind kellici primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll