Politike

O Edo a ka ndonjë lekë ky samiti me BE apo vetëm foto? Rama i përgjigjet qytetarëve

Edi Rama kur u pyet nëse Shqipëria ka ndonjë përfitim ekonomik, u shpreh se vendi ynë është në një proces kur mbështetja financiare bëhet gjithmonë më e konsiderueshme.

4 Dhjetor 2022, 11:17 Nga k.m.
O Edo a ka ndonjë lekë ky samiti me BE apo vetëm foto? Rama i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar samitin mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor. Në një prononcim për mediat, Rama kur u pyet nëse Shqipëria ka ndonjë përfitim ekonomik, u shpreh se vendi ynë është në një proces kur mbështetja financiare bëhet gjithmonë më e konsiderueshme.

PJESË NGA PRONONCIMI:

Rama: Po përgatitemi për këtë samit për t'u përgatitur si Shqipëri dhe si rajon, ashtu siç jemi përpjekur prej kohësh. Jemi ulur si të barabartë në tryezën me të huajit. Nuk jemi penguar asnjëherë në vetëdijen tonë për të qenë të drejtpërdrejtë dhe për t'i thënë gjërat ashtu siç janë. Iu kujtohet kur ngrita zërin kur BE refuzoi të na shihte si pjesë në procesin e ndarjes së vaksinave. Shumëkush tha se kjo ishte marrëzi, fundi i një marrëdhënie me BE. Ndodhi e kundërta, sepsse ne ishim në të drejtën tonë.

O Edo a ka ndonjë lekë ky samiti me BE apo vetëm foto?

Rama: Kjo pyetje më jep mundësinë që jemi në një fazë të jetës së vendit kur jemi të vetëm ne. Janë vendet e tjera gjithashtu të prekura nga lufta e Vladimir Putinit. Ndërkohë dua të sjellë në vëmendje, një lajm insistues mbi largimet masive të njerëzve, nga Italia. Janë shumë vende që po përballen me këtë proces, sepse gjithmonë bari i komshiut është më i gjelbër. Para se të vija isha me disa miq italianë. Paguanin 67% taksa, pa TVSH brenda është një shifër që ato të ardhurat që ne i lexojmë janë njëra anë e medaljes. Kur vjen puna tek raporti dhe tek mundësitë në raport me një periudhë tjetër mjafton që të pyesim njerëzit tanë që i kemi në Itali për të kuptuar që vështirësitë janë në rritje. Ka një problem shumë të madhe me mënyrën sesi reflektohet ekonomia dhe puna. Në pasqyrat mediatike dhe atë të debatit publik. Lajmi i mirë është që pagat reale janë në rritje. Lajmi i keq është që kjo e dhënë jo vetëm që nuk reflektohet, por iu thuget e kundërta përditë. Po ashtu, problemi i krahut të punës bëhet gjithmonë më i madhe. A ka Samiti ndonjë lekë? Jemi në një proces kur mbështetja financiare bëhet gjithmonë më e konsiderueshme. Për disa pjesë të përfitime të mos pritet që të bëhemi anëtarë të BE.

edi rama rama 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll