Politike

'Numri i fatit 7'/ Garon në Primaret e PD-së, Deda: E dua voten tuaj, bashkë mund të bëjmë më të mirën për Tiranën

Deda kërkon nga qytetarët që të dalin në votim për të zgjedhur përfaqësuesin që duan për zgjedhjet e ardhshme lokale.

4 Dhjetor 2022, 10:20 Nga A.B
'Numri i fatit 7'/ Garon në Primaret e PD-së, Deda: E dua
Julian Deda

TIRANË- Kandidati në Primaret e Partisë Demokratike, për bashkinë e Tiranës, Julian Deda ka ndarë me qytetarët shqiptarë një mesazh. Teksa thekson se numri 7 është numër fati, Deda kërkon nga qytetarët që të dalin në votim për të zgjedhur përfaqësuesin që duan për zgjedhjet e ardhshme lokale. Po ashtu, ai kërkon votën për të bërë më të mirë Tiranën për të gjithë qytetarët e saj.

POSTIMI I JULIAN DEDËS:

Numri i fatit 7. Te nderuar demokrate dhe simpatizante. Neser eshte nje dite shume e veçante per historine politike shqiptare ne pergjithesi dhe akoma me e bukur per Partine Demokratike ne veçanti. Primaret, jane kryefjala e votes se lire, votes suaj, me ane te te ciles, ju do zgjidhni se kush nga ne do ju perfaqesoj ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Si fillim, uroj qe te dilni masivisht ne votime, eshte shume e rendesishme pjesmarrja dhe energjia pozitive qe duhet te transmetojme si demokrate permes votes se lire dhe mos u ndikoni nga askush, nuk ka te ketij, apo te atij, kjo gare eshte e hapur dhe si e tille duhet repektuar nga ne kandidatet ne rradhe te pare, pastaj nga te gjithe ju, qe me voten tuaj te lire do ti vini kuroren Primareve. E dua voten tuaj, sepse bashke mund te bejme me te miren per Tiranen, sepse qyteti ka nevoje per nje dore te mire ne infrastrukture, sherbim te ujit te pijshem, ne çerdhe, ne kopshte, ne shkolla, ka nevoje te permiresohet trafiku, sherbimi urban. Tirana ka nevoje per nje jete te mirefillte kulturore. Duhet dikush te mendoje per te pastrehet, per çiftet e reja dhe per rinine. Perkujdesje dhe lehtesira per te moshuarit. Bashke mund te pastrojme ajrin e qytetit, ti heqim stresin dhe ti kthejme Tiranes buzeqeshjen. Bashke ja dalim...!

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

julian deda primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll