Politike

Garon për Primaret në Elbasan, Boçi: Edhe kur je i vetëm vota ka vlerën e saj

Boçi u shpreh se edhe pse është i vetëm në garë, secila votë që do hidhet është e rëndësishme. 

4 Dhjetor 2022, 10:31 Nga A.B
Garon për Primaret në Elbasan, Boçi: Edhe kur je i vetëm
Luciano Boci

ELBASAN- Kandidati në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka folur për mediat e pranishme në këtë proces. Boçi u shpreh se edhe pse është i vetëm në garë, secila votë që do hidhet është e rëndësishme. 

Luçiano Boçi: Simpatizantët kanë ardhur të shprehin të drejtën e tyre me votë. Unë jam i vetëm, por dhe kur je i vetëm vota ka vlerën e saj, anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet. I tillë është procesi në të gjithë Shqipërinë. Ky proces duhet të jetë shembull sesi votohet. Pa shantazh e blerje të votës. Themeli i demokracisë është vota e lirë.

Kemi koment për dorëheqjet? Jo nuk kam. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

primaret ne pd 4 dhjetor 2022 luciano boci

Sondazh

Poll