Politike

Kandidat në Primaret e PD, voton Alimehmeti, mjeku: I kthehet sovraniteti qytetarëve

Përballë gazetarëve ai është shprehur se se për herë të parë me anë të këtij procesi i kthehet sovraniteti qytetarëeve. 

4 Dhjetor 2022, 10:16 Nga A.B
Kandidat në Primaret e PD, voton Alimehmeti, mjeku: I kthehet sovraniteti
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Kandidati për primaret e Tiranës Ilir Alimehmeti ka votuar këtë mëngjes në selinë e Partisë Dedmokratike, nërsa ka ftuar anëtarët e PD-së për t’u bërë pjesë e procesit. Përballë gazetarëve ai është shprehur se se për herë të parë me anë të këtij procesi i kthehet sovraniteti qytetarëeve. 

“Për herë të parë i kthehet sovraniteti qytetarëve dhe largohet nga forumet dhe kryetari i partisë. Keni të drejtë të të votoni për familjet, për komunitetin, për më të mirin që ju mendoni. Një garë që për herë të parë zhvillohet në Ballkan”, tha Alimehmeti.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

ilir alimehmeti primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll