Politike

Primaret/ Dy kandidatë të PD në Belsh tërhiqen nga gara (EMRAT)

Sipas kandidatit Kodhel Cala, kjo është një zgjidhje e gjetur paqësisht për t’i hapur rrugë kandidatit tjetër. 

4 Dhjetor 2022, 10:13 Nga A.B
Primaret/ Dy kandidatë të PD në Belsh tërhiqen nga gara
Dritan Cani

TIRANË- Tërhiqen edhe dy kandidatë nga gara. Kandidatët për Belshin, Dritan Cani dhe Kodhel Çala janë tërhequr nga gara për primaret. Vendimi i dy kandidatëve është bërë me pretendimin për të mos lejuar më tej ‘përçarjen e PD për t’i krijuar mundësinë e bashkimit të partisë.

Sipas kandidatit Kodhel Cala, kjo është një zgjidhje e gjetur paqësisht për t’i hapur rrugë kandidatit tjetër. 

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim./Dosja.al

dritan cani kodhel cala

Sondazh

Poll