Politike

Primaret në Shkodër/ Bardh Spahia garon i vetëm, nis pa probleme procesi i votimit

Janë 4000 anëtarë të thirrur për të votuar në këtë proces.

4 Dhjetor 2022, 09:36 Nga a.l
Primaret në Shkodër/ Bardh Spahia garon i vetëm, nis pa probleme
Bardh Spahia

SHKODËR- Procesi i primareve te PD-së në bashkinë Shkodër, ka vijuar pa asnjë problem deri tani. I vetmi kandidat është kryebashkiaku Bardh Spahia. Janë 4000 anëtarë të thirrur për të votuar në këtë proces. Edhe në Bashkinë Vau Dejes ka nisur procesi i votimit. Në garë janë deputeti Zef Hila, dhe kandidati Kole Shaben. Të thirrur për votime në procesin e primareve për bashkinë Vau Dejes janë 1774 anëtarë të kësaj force politike.

Primaret në Shkodër/ Bardh Spahia garon i vetëm, nis pa probleme
votimi

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë./ Dosja.al

primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll