Politike

Ish-kreu i PD Devoll tërhiqet nga primaret, Miza: Do u hap rrugën figurave të tjera në parti

Ai thotë se ka kërkuar të tregojë se u duhet hapur rrugë figurave të tjera të PD, duke u dhënë një mesazh kështu edhe drejtuesve të tjerë të vjetër të PD Devoll.

4 Dhjetor 2022, 09:40 Nga A.B
Ish-kreu i PD Devoll tërhiqet nga primaret, Miza: Do u hap rrugën
Arben Miza

TIRANË-Ish-kryetari i degës së PD Devoll Arben Miza është tërhequr nga gara në primaret, të cilat po mbahen ditën e sotme. Ky veprim ka ardhur pasi dy kandidatet e tjera gra janë anëtare dhe aktiviste të forta gjatë momenteve kur ai ka drejtuar PD e Devollit. Me këtë veprim ai thotë se ka kërkuar të tregojë se u duhet hapur rrugë figurave të tjera të PD, duke u dhënë një mesazh kështu edhe drejtuesve të tjerë të vjetër të PD Devoll.

Me tërheqjen nga gara të Arben Mizës, kandidatët në primaret e Devollit janë Elvis Hajderelli, Vojsava Bregu dhe Xhensila Kapo.

Partia Demokratike zhvillon sot primaret nga do të zgjidhen kandidatët përfundimtarë për zgjedhjet e 14 majit. Në orën 8.00, ne çdo degë, ka nisur procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike. Në selinë qendrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD. Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30, kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00, kandidati Julian Deda në orën 10.15, kandidatja Adriana Kalaja në  orën 10.30, kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45, kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00, kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30.

primaret ne pd 4 dhjetor 2022 arben miza

Sondazh

Poll