Politike

Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve kundër Ballkanit të Hapur

Berisha u shpreh se do kordinohet me opozitën e vendeve të tjera për të groposur këtë nismë. 

2 Dhjetor 2022, 12:57 Nga A.B
Berisha: Do koordinohemi me opozitën e vendeve kundër Ballkanit
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi protesta kundër nismës 'Open Balkan'. Në konferencën e përjavshme, Berisha u shpreh se do kordinohet me opozitën e vendeve të tjera për të groposur këtë nismë. 

'Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur. Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit. Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten. E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme. Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hage.'- tha Berisha. 

sali berisha sali berisha 2 dhjetor 2022

Sondazh

Poll