Politike

Primaret në PD, Berisha: Procesi ka ecur shumë mirë, ka pasur raste sporadike

Berisha pranoi ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Kurbin duke shtuar se janë marrë masat për dy personat që u përfshinë në ngjarje. 

2 Dhjetor 2022, 12:55 Nga A.B
Primaret në PD, Berisha: Procesi ka ecur shumë mirë, ka pasur
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha pranoi para gazetarëve se procesi i Primareve ka ecur shumë mirë. Edhe pse iu përmend nga gazetarët rasti i të shtënave me armë në Kurbin, Berisha pranoi ngjarjen duke shtuar se janë marrë masat për dy personat që u përfshinë në ngjarje. 

Pyetja: Sa simpatizantë do marrin pjesë? Ka pasur akuza dhe nga ata që kanë qënë pjesë, Kokalari ka thënë se Këllici do fitojë.

Berisha: Ky proces, bazohet në votimin e anëtarëve dhe të simpatizantëve, për të minimizuar në një shkallë të caktuar ndikimet e tërësisë së anëtarëve, të njëanshme, kandidatëve u janë dhënë formularë. E drejta për të inkurajuar, simpatizantët që të rregjistrohen. Procesi ka ecur mirë, ka pasur raste sporadike që kanë thënë është socialist. Dhe krejtësisht apriori nuk mund ta hedhësh poshtë këtë, nëse ti vendos ta votosh, pse të mos vish. Nuk ndikojnë në rezultate. 

Nuk kam numrin e simpatizantëve, e ka komisioni. Për Tiranën e dini ju, keni ndjek garën dhe keni parë një garë e cila ka qënë një garë ndër më të civilizuarat besoj, se kush është i favorizuar nuk mund ta them se nuk e di. E tregon dita e dielë, cilido paragjykimi nuk shërben. Duhet të falenderoj të 7 kandidatët, secili ka bërë fushatë për veten e vet. Ishte sukses i vërtetë. 

sali berisha 2 dhjetor 2022 sali berisha

Sondazh

Poll