Politike

Berisha: Apartamentet në Durrës po shiten që tani me 3 mijë euro metri, i bëj thirrje Alabarit të heqë dorë nga kjo aferë

Berisha tha se ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera. 

2 Dhjetor 2022, 12:37 Nga a.b;f.g
Berisha: Apartamentet në Durrës po shiten që tani me 3 mijë
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje biznesmenit Mohammed Alabbar që të tërhiqet nga marrëveshja për të ndërtuar "Marina&Jahtet e Durrësit". Berisha tha se po shiten apartamentet, ende pa dalë vendimi i Kuvendit në Fletoren Zyrtare. Berisha tha se ky projekt po ngrihet me paratë e mafias të vendeve të tjera. 

Sali Berisha: Porti i Durrësit, po shiten apartamente, pa dalë në Fletoren Zyrtare ligji. U bëj thirrje qytetarëve, me çfarë çmimi thoni ju? 3 mijë euro. Dubai i Edi Ramës dhe arabit të tij, po ngrihen të gjitha mbi paratë e krimit.
Jo vetëm të Shqipërisë, por edhe nga vendet e tjera. Ndaj na duhen ato pasaportat e arta. Vendi është në rrezik të jashtëzakonshëm. Kjo mafie nuk ka asnjë parim, asnjë interes. Ndaj i them edhe njëherë zotit Alabar, që është një miliarder. Hiq dorë nga kjo aferë. Zotëri, kjo është plaçkitja më e madhe që i bëhet kombit shqiptar në pronë publike. Prandaj mos përziej aksionet e tua me Edi Ramën./Dosja.al

sali berisha porti i durresit mohammed alabbar

Sondazh

Poll