Politike

Berisha: Rama ka vendosur nën terror tre media në Shqipëri, i bëj thirrje pronarit të ri të ABC, mos u bëj altoparlant i tij!

Kreu i PD-së tha se Rama ka vendosur në terror prej disa muajsh tre media në Shqipëri

2 Dhjetor 2022, 12:27 Nga A.B
Berisha: Rama ka vendosur nën terror tre media në Shqipëri, i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje pronarit të ri të medias Abcnews që të ruajë integritetin e medias dhe të mos shndërrohet në altoparlant i Ramës. Në daljen për median, kreu i PD-së tha se Rama ka vendosur në terror prej disa muajsh tre media në Shqipëri, duke shtuar se fjala e lirë në vend po përjeton ditët më të zeza që nga koha e diktaturës.

'Kjo është media e tretë që Edi Rama po e asgjëson. Asgjësoi TV Orën, e konfiskoi. Ka çuar aty, një nga figurat më të zeza të historisë së këtij vendi, Arapin e Zi, Farudinin e Zi. Dhe dikton çdo gjë. Pa asnjë bazë, pa asnjë fakt. Pavarësisht se ekspertët faktojnë se të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga burime të qarta, ky thotë të kundërtën. Një media tjetër, e detyroi të shitet aty ku deshi. Por unë i bëj thirrje atij pronari, dhe u bëj thirrje pronarëve të ABC që të ruajnë integritetin e medias së tyre, sikundër i bëj thirrje pronarit, që nëse do e shndërrosh në altoparlant të Endri Fugës dhe Edi Ramës, do përballesh me pasoja shumë serioze. Në një kohë gjashtëmujore ai vendos nën terror tre media, që informonin dhe përbënin rrjete anticensurë. Nuk them se kanë pasur politika editoriale në favorin tonë, por censurën nuk e pranojnë. Dhe këto ishin një garanci për antucensurë. Këto dhe jo mediat kombëtare ishin garanci për anticensurë. Siç janë portalet një garanci për anticensurë. Fjala e lirë po pëson ditët më të zeza që nga koha e diktaturës.'- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll