Politike

Berisha i dërgon mesazhin Alabbar: Hiq dorë nga afera e portit të Durrësit. Rama flet për të sikur është i dërguari i Allahut

Sali Berisha kërkoi që të heqë dorë nga ajo që e cilësoi aferë, për të cilën shton se ka bashkëpunëtorë kryeministrin Edi Rama. 

2 Dhjetor 2022, 12:38 Nga k.m.
Berisha i dërgon mesazhin Alabbar: Hiq dorë nga afera e portit të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të qartë biznesmenit Muhammed Alabbar. Në prononcimin e përjavshëm për mediat, Sali Berisha kërkoi që të heqë dorë nga ajo që e cilësoi aferë, për të cilën shton se ka bashkëpunëtorë kryeministrin Edi Rama. 

"Hiq dorë nga kjo aferë se shqiptarët nuk do e pranojnë kurrë. Kjo është plaçkitja më e madhe. Mos përzje aksionet e tua me Edi Ramën. E keni vënë re tani që Rama del për Alabbar sikur është i dërguari i Allahut. Ka interesin e tij personal dhe familjar,"-tha ndër të tjera Sali Berisha.

sali berisha sali berisha 2 dhjetor 2022

Sondazh

Poll