Politike

Protesta e 6 dhjetorit, Berisha 'paralajmëron' Ramën: Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi t'ja shmangim, por do ia rezervojmë tjetër ditë

Sali Berisha tha se nëse kryeministri Edi Rama do të dojë një përballje me të do t'ja rezervojë një ditë tjetër, pasi më 6 dhjetor para liderëve të Bashkimit Europian ka ndërmend që të ketë një tubim paqësor. 

2 Dhjetor 2022, 12:54 Nga k.m.
Protesta e 6 dhjetorit, Berisha 'paralajmëron' Ramën: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije se me 6 dhjetor do të protestë poshtë Kryeministrisë. Në fjalën e tij, Berisha tha se nëse kryeministri Edi Rama do të dojë një përballje me të do t'ja rezervojë një ditë tjetër, pasi më 6 dhjetor para liderëve të Bashkimit Europian ka ndërmend që të ketë një tubim paqësor. 

PJESË NGA BISEDA:

A2CNN: Deklaruar se është Komisioni Zgjedhor që ta ka listat dhe nr. e simpatizantëve. E kemi kërkuar dhe nuk na janë bërë publike.

Berisha: Regjistrimi i simpatizantëve ka pasur një afat. Ka mundësi dje ose pardje që të ishte dita e fundit, po hidhen në databazë dhe do u jepen kandidatëve. Numrin total mund ta nxjerrim në media.

KlanNeës: Do përdorni forcë për t'u futur në Bulevard para kryeministrisë?

Berisha: do zbatojmë kushtetutën. Kushtetuta në autorizon për të protestuar në Bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi t'ja shmangim, por do ia rezervojmë tjetër ditë. I bën llogaritë shumë gabim. Populli opozitar po përgatitet që t'i dhënë përgjigjen që meriton. Një mafioz si ky, përveç kodit që ma ka thënë gjyshja ime, ka nevojë për t3ëë marrë mësimet e duhura. Do i marrë mësimet e duhura.

sali berisha sali berisha 2 dhjetor 2022

Sondazh

Poll