Politike

Berisha AKUZA ndaj SPAK: Taulant Balla është shpirti i tyre, del me radhë në dreka-darka me ta

Sali Berisha shtoi se ka informacione që Taulant Balla konsumon dreka dhe darka me hetuesit e SPAK. 

2 Dhjetor 2022, 12:43 Nga k.m.
Berisha AKUZA ndaj SPAK: Taulant Balla është shpirti i tyre, del me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ndikon dhe ndërhyn tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij, Berisha shtoi se ka informacione që Taulant Balla konsumon dreka dhe darka me hetuesit e SPAK. 

"Këta spakistat kalojë nga një drekë në tjetrën me Taulant Ballën. Është 100% e vërtetë. Me radhë, njëherë me njërin, pastaj me tjetrin. I kam shoqe thotë, se ku i gjeti shoqet një Zot e di. Shpirti i SPAK është Taulant Balla. Kjo është e vërteta,"-shtoi Sali Berisha.

sali berisha sali berisha 2 dhjetor 2022

Sondazh

Poll