Politike

Akuzohet për mashtrim, Berisha pyet: Ku është Amanti? E njoftuan dhe ia mbathi, më thonë ka shkuar në Dubai

Berisha tha se Josifi është ortak me Ramën e se mbrohet nga ai. 

2 Dhjetor 2022, 12:32 Nga A.B
Akuzohet për mashtrim, Berisha pyet: Ku është Amanti? E njoftuan
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se biznesmeni i kërkuar për vjedhje në kriptomonedha, Amant Josifi ndodhet në Dubai. Në konferencën për mediat, Berisha tha se Josifi është ortak me Ramën e se mbrohet nga ai. 

'Së fundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush, kam dalë disa herë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove nga rrjeti i Amant Josifit. 2.2 miliardë nga ortaku i Edi Ramës. Me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin. Amant Josifi, i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltar i saj. Në të gjithë mafiozitetet e tij, Amanti ka pasur notere Natasha Xhaçkën, mamanë e ministres. Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha. Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë. Është e katërta herë që e denoncoj unë këtë. Ku është Amanti tani, thoni ju?

E njoftuan dhe ia mbathi. Disa burime më thonë se ka shkuar në Dubai. Se atje ua paraqit ai të gjithë Bitcoin-ët e vjedhur. Se i kanë vjedhur në në mënyrë skandaloze. Vendose në këtë aplikacion, dhe pa i thënë asgjë pronarit, e fusnin në kuletën e tyre dixhitale. I kthenin në euro e dollarë, për të ndërtuar Dubain e Ramës, apo të tjera kulla. Kurse një pjesë të tyre, se ato ishin 2.2 miliardë, i depozitonin në Dubai. Dubain e kanë parajsën. Por edhe atje, fatmirësisht, FBI ka bërë operacione jashtëzakonisht sensitive. Uroj dhe shpresoj që t’i shkojnë deri në fund. Të kuptojnë shqiptarët atëherë se gjithçka në këtë qeveri është mafioze, mafioze dhe vetëm mafioze.'- tha Berisha.

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Prej e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.

amant josifi sali berisha sali berisha 2 dhjetor 2022 berisha 2 dhjetor 2022

Sondazh

Poll