Politike

Sulmi ndaj Prestige Resort/ Berisha: Të reagojnë SHBA dhe BE, duhet të ndalin atë që po ndodh këtu

Berisha tha se sulmi ndaj "Prestige" po bëhet nga një armik i medias së lirë. 

2 Dhjetor 2022, 12:30 Nga f.g
Sulmi ndaj Prestige Resort/ Berisha: Të reagojnë SHBA dhe BE, duhet
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha iu bëri thirrje SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian të reagojnë për të ndaluar aksionin e autoriteteve në shembjen e Prestige Resort. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se sulmi ndaj "Prestige" po bëhet nga një armik i medias së lirë. 

Sali Berisha: Sulmi ndaj Prestige Resort bëhet nga një armik i medias së lirë. Bëhet në prag të një samiti, i cili për definicion duhet të rrezatojë vlera evropiane. Bëhet kjo ditën e vizitës së presidentit gjerman.
Urrejtja e këtij njeriu, nuk kufizohet me asgjë. Ky udhëhiqet nga fakultetet mendore më primitive të njeriut.
Nuk kam shkelur kurrë në atë resort, janë zhgërryer dhe kanë festuar dhjetëra e dhjetëra herë. Edi Rama me gjithë suitën e tij.
Por kjo që ndodh është një nga aktet më të shëmtuara nga një autokrat, nga një Lukashenko i vërtetë. Edhe ai nuk do sillej në këtë mënyrë. Thirrja ime për të gjithë liderët e BE, për KE, për Kongresin e SHBA dhe qeverinë e SHBA, të ndalin çfarë po ndodh në Shqipëri./Dosja.al

shembjet ne prestige resort sali berisha

Sondazh

Poll