Politike

'Krismat e armëve në Kurbin'/ Berisha: Problem serioz, PD ka marrë masa disiplinore ndaj 2 kandidatëve

Berisha paralajmëroi se kushdo që mendon se mund ta sigurojë votën në mënyra të tjera, gabohet rëndë. 

2 Dhjetor 2022, 12:42 Nga A.B
'Krismat e armëve në Kurbin'/ Berisha: Problem serioz, PD ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se dy personat që u përplasën me armë zjarri jashtë selisë së PD-së në Kurbin, kanë marrë masa disiplinore. Gjatë konferencës së përjavshme, Berisha paralajmëroi se kushdo që mendon se mund ta sigurojë votën në mënyra të tjera, gabohet rëndë. 

Pyetja: Të dielën PD ka zgjedhje, 4 ditë më parë antëtarët u përplasën me armë. Cfarë masash ka marrë PD që të mos krisë arma?

Berisha: Në tërësi procesi i primareve ka ecur normal, përshëndes përzemërsisht të gjitha degët, drejtuesit për kontributin e tyre që është i pari i këtij lloji. Ka patur një problem serioz, në degën e Kurbinit, në dijeninë time, komisioni i PD ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që si të thuash mendon për menyra të tjetra përvec votë gabon shumë rëndë. Me datën 4 do bëhen primaret, ftoj të gjithë kandidatët, të gjitha degët të bëjnë maksimumin. Ftoj komisionin të dorëzojë sa më shpejt listat aty ku nuk janë dorëzuar. 

sali berisha sali berisha 2 dhjetor 2022 berisha 2 dhjetor 2022

Sondazh

Poll