Politike

Emigrantët shqiptarë me gomone drejt Britanisë, Rama pritet të bisedojë sot me Rishi Sunak

Tema kryesore e bisedës do të jetë çështja e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli.

1 Dhjetor 2022, 10:00 Nga A.B
Emigrantët shqiptarë me gomone drejt Britanisë, Rama pritet
Edi Rama, Rishi Sunak

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin e Anglisë Rishi Sunak. 'The telegraph' shkruan se Rama do kërkojë një marrëveshje për të përfshirë një skemë të vizave të punës të stilit gjerman për shqiptarët për të ardhur në Britaninë e Madhe. 

Tema kryesore e bisedës do të jetë çështja e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli.

Një ditë më parë qeveria angleze hodhi idenë e vendosjes së Shqipërisë në listën e bardhë duke i mohuar automatikisht të drejtën e kërkim azilit. 

Vitin e shkuar parlamenti miratoi në kohë rekord marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë nga ish-ministrja e punëve të brendshme Priti Patel me homologun Bledi Çuçi për dënimin e shpejtë të shqiptarëve të cilët mbarojnë vuajtjen e dënimit në burgjet angleze. Dy muaj më parë po në një kohë të shkurtër parlamenti shqiptarë ratifikoi memorandumin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në shkëmbimin e të dhënave në ato shqiptare me qëllimin identifikimin e personave shqiptarë me precedentë penal që mbërrijnë në Angli.

edi rama rishi sunak

Sondazh

Poll