Politike

Aktori Mehdi Malkaj në takim me Berishën: Ne duhet të jemi në këmbë, nuk ka rrugë tjetër

Malkaj u ngrit në këmbë dhe bëri një përshëndetje. Ai tha se e vetmja rrugë janë protestat. 

30 Nëntor 2022, 20:11 Nga F.M
Aktori Mehdi Malkaj në takim me Berishën: Ne duhet të jemi
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen kundër qeverisë. I pranishëm në takimin e krydemokratit Sali Berisha me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Malkaj u ngrit në këmbë dhe bëri një përshëndetje. Ai tha se e vetmja rrugë janë protestat. 

"Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë. I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua! Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë. Atëherë ne duhet të jemi në këmbë. Nuk ka rrugë tjetër doktor, të jemi në këmbë të fitojmë atë që na ka humbur, dëshira, personaliteti, na ka humbur emri, na ka humbur atdheu, na iku deti se zë në gojë njeri. 12 milje i zë kush në gojë gjëkundi. Jo, e të tjera e të tjera,"- tha Malkaj.

mehdi malkaj

Sondazh

Poll