Politike

Akuza e FORTË e Berishës: Emisarët e Ramës shëtisin nëpër parlament e zyra me çanta me para, do u nxjerr emrat

Qëllimi i tyre, sipas Berishës, është korruptimi.

30 Nëntor 2022, 19:50 Nga F.M
Akuza e FORTË e Berishës: Emisarët e Ramës shëtisin
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se ka emisarë të kryeministrit Edi Rama që futen e dalin në parlament e zyra me valixhe me para në duar. Në një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha tha se ka edhe emrat e atyre personave dhe se do t'i bëjë publikë shumë shpejt. 

"Del një ambasador i korruptuar, pa integritet, pa moral dhe dinjitet njerëzor dhe thotë se ke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Me cilin? Me një mbështetës të PD që s’e kam takuar dhe as kam komunikuar kurrë. A bën ky një mbrojtje të krimit të organizuar, e bën nga korrupsioni. Cila është mënyra e korruptimit? I kam thënë, politike, monetare ose me shtrat. Sepse si mund të ndodhë të akuzosh një njeri që edhe në opozitë ka denoncuar bandat për mbrojtjen e interesit të publik. Ka emisarë të Ramës që shëtisin nëpër parlamente dhe zyra me çanta me para. Ata kanë emër dhe mbiemër dhe unë do t’jua nxjerr. Kanë për qëllim të korruptojnë. Ndaj dhe ne duhet të dalim para udhëheqjes evropian për ti treguar se ne nuk jemi të lirë,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll