Politike

Berisha: Fondet e BE-së Rama i harxhon për orgjira e avionë me dhomë gjumi

Ai tha se BE-ja sjell fonde për rrugë e shkolla,m por Rama i vë në punë për të tjera gjëra.

30 Nëntor 2022, 19:47 Nga F.M
Berisha: Fondet e BE-së Rama i harxhon për orgjira e avionë me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një takim me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha foli për shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian. Ai tha se BE-ja sjell fonde për rrugë e shkolla,m por Rama i vë në punë për të tjera gjëra. Sipas kreut të PD-së, paratë e BE-së shkojnë për avionë me dhoma gjumi dhe për 'orgjira'.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ky ndjek ligjin e etërve të tij, varfëroi që ti shtypësh më lehtë, ose ti përzësh nga Shqipëria. Kjo është e vërteta. Asnjë amendament nuk u pranua, të gjitha mund të pranoheshin pa asnjë rezervë. U pranuan fondet e rrugëve që ndërtohen me 8 fishin e çmimit që ndërtohen rrugët në Europë, u pranuan fondet për të ndërtuar shkollat me 5-6 fishin shkollave në Europë, u pranuan shpenzimet për fluturimet e tjera që do të bëhen me avion me dhomë gjumi, me helikopter për ministrat, me orgjira.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll