Politike

'Ngjarje historike'/ Rama publikon logon e takimit të samitit BE- Ballkani Perëndimor

Kreu i qeverisë shkruan se kjo është një ngjarje historike.

1 Dhjetor 2022, 08:23 Nga A.B
'Ngjarje historike'/ Rama publikon logon e takimit të samitit BE-
Logo

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale logon e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 Dhjetor. Kreu i qeverisë shkruan se kjo është një ngjarje historike.

“Dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Javën e ardhshme pritet të mbërrijnë 45 delegacione të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Qeveria e ka shpallur të martën ditë pushimi zyrtar për Tiranën në kuadër të sigurisë së samitit. Në atë ditë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë.

samiti i 6 dhjetorit edi rama

Sondazh

Poll