Politike

Shpopullimi i Shqipërisë, Berisha: Qeveria duhet të konsiderojë pagesën për fëmijën e tretë, deri në 18-vjeç t'i mbulojë shpenzimet

Berisha u shpreh se nëse çdo fëmije të tretë që lind një çift, qeveria do t'i mbulonte shpenzimet, situata do të ishte më ndryshe. 

30 Nëntor 2022, 20:27 Nga F.M
Shpopullimi i Shqipërisë, Berisha: Qeveria duhet të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka propozuar që qeveria të mbulojë shpenzimet e çdo fëmije të tretë të familjeve shqiptare. Në takimin me banorët e njësisë nr.5 në Tiranë, Berisha tha se një ndihmë e tillë do të frenonte shpopullimin e Shqipërisë. Berisha u shpreh se nëse çdo fëmije të tretë që lind një çift, qeveria do t'i mbulonte shpenzimet, situata do të ishte më ndryshe. 

Fjala e Berishës:

Çfarë do të bëhet për të ndalur largimin e shqiptarëve. Pasuritë e tyre kombëtare të shndërrohen në vlera për ta. Një gjë j’ua them këtu. Nuk gjen dot një vend tjetër që të dyfishojë rrogat dhe pensionet në një hark kohor siç bëmë ne në vitet 2005-2013. Krahas kësaj rritjeje, e vërteta është se u ndërtuan rreth 11 mijë kilometra rrugë. Pra shpenzimi për qytetarët, për rrogat, pensionet dhe bursat, duhet të ishin objektivi kryesor. Subvecionet për të rinjtë, për fermerët. Pra fondet janë, fondet vidhen dhe e vërteta me ato politika që ndoqëm, gjatë qeverisjes tonë popullata e Shqipërisë u rrit nga viti në vit. Qeveria duhet të konsiderojë pagesën për fëmijën e tretë. Domethënë që nga lindja e deri në 18-vjeç, qeveria t’i financojë të gjitha shpenzimet

sali berisha

Sondazh

Poll