Politike

Çmimi i naftës, Braçe: Me këtë model s'ka çmime të drejta por konçesione klienteliste dhe korruptive

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se ky model tregu që kemi, nuk do të lejojë asnjëherë çmime të drejta.

30 Nëntor 2022, 23:05 Nga I.A
Çmimi i naftës, Braçe: Me këtë model s'ka
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar vendimin e Bordit të Transparencës për çmimin e naftës në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se ky model tregu që kemi, nuk do të lejojë asnjëherë çmime të drejta.

Po ashtu Braçe shprehet se me këtë model reflekton mungesa e lirisë në treg, garës, konkurencës, zhvillimeve teknologjike që ulin kostot. Braçe thekson se një problem tjetër është mbarsja e çmimit me tarifat e konçesionet klienteliste, korruptive, të trashëguara e të reja.

Postimi i plotë:

I HIPA MAKINES SOT-PER HERE TE PARE PAS KAQ DITESH; NAFTA ARSYEJA! Cmimi ka zbritur ne 205 leke per liter;
Por ne PIKAT E BARDHA eshte NEN 200 LEKE PER LITER; Per here te pare qe nga marsi i ketij viti! Zhvillim i mire per qytetaret, buxhetet e tyre por edhe per konsumin-me shenja te qarta tkurrjeje.

A ESHTE CMIMI I DREJTE KY? PER MUA JO! Do vijoj ta them qe ky model tregu qe kemi, NUK DO LEJOJ ASNJEHERE CMIME TE DREJTA! Reflekton mungesen e lirise ne treg, gares, konkurrences, zhvillimeve teknologjike qe ulin kostot; Mbi te gjitha, efektet pozitive te blerjeve afatgjata! Ne ane tjeter, “mbarsja” e CMIMIT me TARIFAT E KONCESIONEVE KLIENTELISTE, KORRUPTIVE, te trasheguara e te reja, kur si sherbime mund te ishin PUBLIKE e me tarifa minimale deri ne zero, perseri nuk do lejoj te kemi CMIM TE DREJTE TE NAFTES!

E fundit nje pyetje: PO ME GAZIN CPO NDODH? ME CMIMIN E TIJ? MALL BURSE ESHTE DHE AI! Apo nje produkt duhet te rrije lart qe te kompesoj cmimet e benzines e naftes ne renie?! Keshtu? Si ne supermarket ku cmimet e cokollatave, kompesojne ato te sheqerit!

Bordi i Transparencës, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe përcaktimin e çmimit të hidrokarbureve është mbledhur ditën e djeshme dhe ka publikuar çmimet e reja të tregtimin të karburantëve në vend. Kështu nafta po tregohet me 206 lekë ndërsa benzina po tregohet me 191 lekë.

erion braçe

Sondazh

Poll