Politike

Paskal Milo: Shqipëria strehoi vetëm 300 hebrenj gjatë luftës, Rama gënjeu

Por deklarata e tij u kundërshtua nga Ardit Bido drejtor të Arkivave të Shqipërisë. Ky i fundit tha se kjo gjë nuk është e vërtetë. 

30 Nëntor 2022, 22:10 Nga F.M
Paskal Milo: Shqipëria strehoi vetëm 300 hebrenj gjatë
Paskal Milo

TIRANË- Historiani Paskal Milo është shprehur se kryeministri Edi Rama ka gënjyer duke thënë se Shqipëria në kohën e Luftës së Dytë Botërore ka strehuar rreth 3 mijë e 700 hebrenj. I ftuar në emisionin ‘Noë’ në Euroneës Albania, Milo tha se në kohën e luftës vendi ynë strehoi vetëm 200-300 hebrenj dhe këto të fundit u mbrojtën nga familjet shqiptare dhe jo nga shteti. Por deklarata e tij u kundërshtua nga Ardit Bido drejtor të Arkivave të Shqipërisë. Ky i fundit tha se kjo gjë nuk është e vërtetë. 

Pjesë nga debati:

Paskal Milo: Kemi 30 vjet që ulemi dhe ngrihemi dhe flasim për  këtë ngjarje. Ne nuk duhet të hiperbolizojmë disa ngjarje siç kemi bërë deri tani. Dëgjova një deklaratë që bëri Rama në Izrael dhe foli që në Shqipëri ka pasur në luftën e Dytë Botërore 3 mijë e 700 hebrenj. Është absurde, nuk është e vërtetë. Ka vetëm 200-300 hebrenj.

Ardit Bido: Kjo është para luftës

Paskal Milo: Po flas më shumë përgjegjësi, në vitet e luftës, në Shqipëri nuk kanë qenë më shumë se 200-300 hebrenjë.

Ardit Bido: Kjo nuk është e vërtetë.

Paskal Milo: Nuk jam këtu për të korrigjuar gabimet e kryeministrit, ai është artist, unë jam historian. Flas me përgjegjësi. Janë familjet atdhetare që shpëtuan hebrenjtë, ata i fshehën ata i mbrojtën.

Çfarë ka thënë Rama?

Në shumë deklarata, Rama është 'mburrur' me numrat e hebrenjve që sipas tij ka strehuar Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Shqipëria krenare për historinë e saj, 3750 hebrenj të strehuar pas Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara saj dhe është vendi që u kthye në një strehë të sigurt për hebrenjtë, të cilët erdhën pikërisht për të gjetur strehë e për të shpëtuar pikërisht në atë kohë kur në kontinentin tonë, të ishe hebre, ishte praktikisht një dënim me vdekje. Do të merrte gjatë po të tregoja sesi ndodhi dhe arsyet për këtë, por në themel qëndron ligji ynë zakonor, kodi i nderit i shqiptarëve, Kushtetuta jonë e parë, nëse mund ta them kështu, që nga mesjeta. E gjitha nis me një paragraf që thotë se ‘shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. U ndjeva i prekur nga rastësia në këtë forum që, në të njëjtën seancë plenare më parë, ishte i pranishëm kreu i Yad Vashem-it (Muzeut të Holokaustit); sepse erdha këtu me një dokument që përmban lajme të reja për këtë histori, në kuptimin që, sipas regjistrit të Yad Vashem-it, hebrenjtë që u shpëtuan në Shqipëri ishin 2265 dhe kjo listë i përket vitit 2005… Por ne kemi vazhduar të studiojmë, kemi vazhduar të hyjmë më në thellësi përmes një ekipi shumë të mirë pranë Akademisë së Shkencave, i drejtuar nga një profesor i shquar dhe kështu sot, i dorëzova zotërisë së nderuar një listë të re, që shkon në 3750 emra,"- ka thënë Rama në Suedi. 

paskal milo edi rama

Sondazh

Poll